Ekonomia japoneze vuan Europën dhe Tajlandën

16/11/2011 21:40

Banka e Japonisë paralajmëroi ditën e mërkurë se rritja ekonomike e vendit mund të goditet nga kriza e Eurozonës, përmbytjet në Tajlandë dhe një monedhë e fortë vendase që nuk favorizon eksportet.

Rënia e fuqisë blerëse në Europë ka dhënë efektet e saj edhe në Japoni, e cila shumë prej eksporteve të saj i dërgon në kontinentin “e vjetër”.

Gjithashtu, përmbytjet në Tajlandë kanë goditur shumë prej hallkave të prodhimit japonez, të zhvendosura për të shfrytëzuar krahun e lirë të punës.

Paralajmërimi vjen disa ditë pasi Tokio raportoi për një rritje prej 1,5% në tremujorin e tretë. “Ekonomia e Japonisë vazhdon të rritet me një ritëm të ngadaltë, kryesisht si rrjedhojë e problemeve që shfaqin ekonomitë e tjera botërore”, shkruante Banka Qëndore në një deklaratë.

Japonia është ende duke u rikeruar nga pasojat shkatërrimtare të një tërmeti dhe dëmtimin që shkaktoi ai në centralin bërthamor të Fukushimës, më parë gjatë vitit. Megjithatë, së fundmi janë shfaqur shqetësime të mëdha, mbi mundësinë e ruajtjes së rritjes për një kohë të gjatë.

Dy prej prodhuesve më të mëdhenj në vend, Honda dhe Toyota, kanë lajmëruar se do të ulin numrin e tyre të eksporteve deri në fund të vitit, pasi përmbytjet tajlandeze kanë shkaktuar dëme në shumë prej linjave të prodhimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA