“Babai është heroi im”, falenderimi prekës në “Pasdite”
16/11/2011 18:45
Një e re, e quajtur Iris Hajdinaj, falenderoi në emisionin e “Pasdites” babain e saj, njeriun e vetëm që u kujdes për të kur nëna i ndërroi jetë në moshën 9-vjeçare.
“Pasi nëna na la kur isha fare e vogël, ai u përkushtua i gjithë ndaj meje. Ndonjëherë ndihem bosh ose e plotësuar, por sa herë që bëhem pesimiste, është babai ai që vjen dhe më jep zemër duke më thënë që njeriu duhet të tregohet i fortë dhe më rikthehen humorin. E di që brenda tij ka shumë emocione, por veprimet e tij gjithmonë më sjellin buzëqeshjen. Për këtë, doja t’I bëja këtë vizitë në studiot tuaja”.
Të plotë, falenderimin prekës të së resë mund t’a gjeni midis video tona.
Top Channel