Zbulohen detajet e aktpadisë që Shkëlzen dhe Argita Berisha, fëmijët e Kryeministrit Sali Berisha kanë depozituar në Gjykatën e Faktit, në Tiranë, ndaj deputetit socialist Saimir Tahiri.

Aktpadija bazohet në një deklaratë e deputetit Tahiri në media, datë 7 tetor 2011, ku deklaroi se “Sali Berisha është i korruptuar, i biri dhe e bija janë të përfshirë në korrupson”.

Paditësit Shkëlzen dhe Argita Berisha kanë ngritur pretendimin e shkaktimit të një dëmi moral që ka shkaktuar turbullimin e padrejtë të gjendjes shpirtërore të tyre, si pasojë e fakteve të paligjshme, deklaratave të pavërteta shpifëse dhe fyese.

Gjithashtu, paditësit thonë se i është shkaktuar edhe një dëm ekzistencial që përbën në cënimin e nderit të personalitetit të tyre, duke cënuar jo vetëm ndienjën që ata kanë për personin e tyre, por duke ndikuar negativisht edhe në opinionin publik e në këtë mënyrë, duke cënuar reputacionin dhe imazhin e tyre.

Për këtë dëm, fëmijët e kryeministrit Berisha, duke u bazuar në tre nene të kodit civil, i kanë kërkuar gjykatës të dëmshpërblehen me nga 4 milion lekë për secilin prej tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA