Spanjë, ndalohen homazhet për Frankon
15/11/2011 16:10
Autoritetet spanjolle ndaluan mbajtjen e homazhe të përvitshme në Madrid në nder të ish-diktatorit, Francisko Franko.
Cdo vit, mijëra simpatizantë dhe nostalgjikë të ish-diktatorit, Francisko Franko bëjnë homazhe përkujtimore pranë varrit të tij në Madrid.
Franko vdiq më 20 nëntor të vitit 1975. Por në këtë datë, sivjet janë parashikuar të mbahen zgjedhje e parakohëshme parlamentare dhe autoritetet i tremben trazirave që mund të prishin mbarëvajtjen e procesit të votimit në kryeqytet.
Spanjollët do të votojnë ditën e dielë për të zgjedhur qeverinë e re. Në garë janë të djathtët e Mariano Rajoy dhe e majta, që është aktualisht në pushtet e që propozon për kryeministër, Alfredo Rubalcabën.
Top Channel