Salman Rushdie fiton betejën me Facebook

15/11/2011 18:30

Shkrimtari me famë botërore, Salman Rushdie, fitoi betejën me Facebook për përdorimin e emrit të tij të artit në rrjetin social.

Gjithcka nisi kur shkrimtari vendosi t’i bashkohej rrjetit social duke
përdorur emrin e tij të artit, Salman dhe jo atë të lindjes, Ahmed. Por
Facebook disa herë refuzoi këtë regjistrim dhe këmbënguli që ai të
regjistrohej me emrin Ahmed, emri i tij i parë.

Pas disa ankesave, shkrimtari dhe publicisti i njohur u lejua të regjistrohej me emrin Salman.

“Fitore! Facebook u dorëzua! Unë jam Salman Rushdie përsëri. Ndjehem
shumë herë më mirë tani. Një krizë identiteti në moshën time, s’është
asnjeherë kënaqësi”, shkruajti shkrimtari në një postim në Twitter.

Facebook pranoi kërkesën e Salman Rushdie për t’u regjistruar pas disa
përpjekjeve të tij. Fillimisht rrjeti social kishte bllokuar faqen e
hapur prej tij me arsyen “se nuk e besonte që ishte ai”. Pas zgjidhjes
së keqkuptimit, Facebook i kërkoi ndjesë shkrimtarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA