Ekonomia gjermane dhe ajo franceze regjistruan një rritje të rëndësishme në tremujorin e tretë të vitit, duke u vendosur në një pozicion më të mirë për të përballuar krizën e Eurozonës.
Sipas raportimeve të “Eurostat”, dy ekonomitë më të mëdha të kontinentit arritën një rezultat më të mirë se sa parashikimet, duke kundërshtuar frikën e përhapur për rënie në recension në muajt e fundit të 2011-s.
Prodhimi i Brendshëm Bruto i Gjermanisë u rrit me 0,5% gjatë muajve korrik-shtator, ndërsa pritshmëria për tremujorin e fundit të vitit u korrigjua në 0,3% rritje, nga vetëm 0,1% e raportuar më parë.
Në të njëjtën periudhë, edhe PBB e Francës është rritur me 0,4% dhe tashmë parashikohet një rritje minimale edhe në tetor-dhjetor, ndryshe nga vlerësimi për një rritje me 0%.
Situata më e vështirë në zonën e Eurozonës është në shtete si Greqia dhe Portugalia, që pësuan një rënie të ndjeshme, por edhe treguesit italianë të ekonomisë janë në rënie dhe përbëjnë një shqetësim.
Më parë gjatë muajit, Banka Qëndrore Europiane kishte parashikuar rënien në recension teknik gjatë gjysmëvitit të dytë të 2011-s.
Top Channel