Chelsea Clinton, korrespondente e NBC News

15/11/2011 00:00

Me baba një ish-President të Shteteve të Bashkuara dhe nënë sekretaren
Amerikane të Shtetit, është e natyrshme të mendosh se Chelsea Clinton
mund të zgjidhte rrugën e prindërve të saj në jetë.

Por ajo ka vendosur te qendroje larg politikes, ne vend te se ciles, ka zgjedhur gazetarine dhe NBC News  njoftoi se e ka punesuar si korrespondente speciale. Chelsea u gjend ne qender te vemendjes, qe kur i ati fitoi presidencen ne 1992-shin, por ne pjesen me te madhe te kohes ajo ka qendruar larg syrit publik, si fillim me kerkese te prinderve dhe me pas, me zgjedhjen e vet.

Tradicionalisht, 31-vjecarja e ka shmangur driten e prozhektoreve dhe njihet per faktin qe ka refuzuar te flase ne fushatat politike te se emes. “Megjithate, – sic rrefen dhe vete, -pikerisht gjate njeres prej tyre, ne 2008-ten  u prek aq shume nga historite e njerezve qe jepnin kontributin e tyre personal, sa duket kjo sherbeu per t’i dhene nje shtyse drejt gazetarise”.

Chelsea nuk eshte e para vajze presidenti qe vendos te kaloje tek lajmet televizive. Jenna Bush Hager, e bija e ish presidenti George W Bush, punon edhe ajo si korespondente per NBC dhe ka raportuar mbi ceshtjet sociale dhe ato te arsimit per show-n “Today”.

Top Channel