Bullgaria, vendi më i ndotur në BE

15/11/2011 21:10

Bullgaria është vendi i Bashkimit Europian që ka ndotjen më të lartë të ajrit.

 

Kështu thuhet në një raport të EuroActiv, ku saktësohet se pavarësisht
përpjekjeve të autoriteteve mjedisore në  vend grimcat e dëmshme në
ajrin bullgar janë tejet më të larta se niveli maksimal i lejuar në BE.
Kjo e bën Bullgarinë, thuhet në raport, një ndër vendet më të rrezikshme
në botë.

Autoritetet mjedisore fajësojnë për ndotjen e madhe, jo vetëm
industrinë, pjesa më e madhe e së cilës ka punuar deri vonë me
teknologji të amortizuar, por edhe ngrohjen me dru dhe karbon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA