Blumberg mbron operacionin kundër “të indinjuarve”

15/11/2011 21:35

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Majkëll Blumberg mbrojti vendimin për shpërndarjen e aktivistëve të protestës “Zaptoni Wall Street”, duke thënë se kjo protestë u shndërrua në një protestë të paligjshme.

Aktivistët, të vendosur në një nga parqet publike të Nju Jorkut, protestonin për gjendjen e ekonomisë amerikane duke fajësuar për këtë, korporatat e mëdha që operojnë duke mashtruar në Wall Street.

“Fatkeqësisht parku u shndërrua në një zonë ku njerëzit grumbulloheshin jo për të protestuar, por për të shkelur ligjet, u shndërrua në një strehë të përdorimit të drogës dhe madje në disa raste u regjistruan edhe incidente ku disa persona u lënduan. Amendamenti i Parë i Kushtetutës i jep të drejtë cdo njujorkezi të protestojë, por nuk i jep të drejtë askujt që të flerë në park apo të shndërrojë atë në një oaz të shkeljes së ligjit”, tha për mediat amerikane, kryebashkiaku Blumberg.

Protestuesit dhe tendat e ngritura prej tyre u shpërndanë me forcë nga policia e Nju Jorkut në orët e para të ditës së martë. Ky veprim u cilësoi brutal prej manifestuesve që thanë se veprimi i policisë shkeli Amendamentin e Parë të kushtetutës amerikane dhe se për këtë rast do t’i drejtohen gjykatës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA