Banka Aziatike: “Kinë-Indi të ndihmojnë Europën”

15/11/2011 16:25

Banka Aziatike për Zhvillim i kërkoi Indisë dhe Kinës që të ndërhyjnë për të shpëtuar Eurozonën nga kriza e saj e borxheve, duke shmangur kështu ndërlikimet që do të sillnin një impakt edhe në rritjen e ekonomive aziatike.

Rajat Nag, presidenti i BAZ-së, e vendosur në kryeqytetin indonezian të Manilës, deklaroi se dy ekonomitë me rritjen më të shpejtë në botë duhet të përfshihen në situatën e ndërlikuar në Europë.

Gjithashtu, ai shtoi se blloku i katër ekonomive të mëdha në rritje të shpejtë, Brazili, Rusia, India dhe Kina, nuk duhet të vazhdojë të shikojë me skepticizëm dhe vetizolim situatën financiare globale.

”Gjëja e parë që duhet të kuptojmë është se jemi të gjithë në të njëjtën barkë. Kështu, të gjithë ata që janë në gjendje të ndihmojnë Europën, duhet ta bëjnë këtë”, u shpreh Nag.

Më parë gjatë muajit, Banka Qëndore Europiane pranoi se do të përkrahte ndërhyrjen kineze në formimin e një fondi të madhor të shpëtimit. Bashkimi Europian është partneri kryesor ekonomik për Kinën dhe Indinë, prandaj rënia e fuqisë blerëse në Eurozonë do të sillte pasoja edhe për dy superfuqitë e reja financiare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA