Emisioni i Pasdites sjell tendencën për botimin e librave rozë, që shkruajnë posaçërisht për seksin femëror

Disa nuk e kuptojnë përse duhet të kategorizohen lexuesit në meshkuj e femra, të tjerë këmbëngulin se vetë gratë janë ato që i kërkojnë këto kategorizime.

Dikur të gjithë diskutonim për të njëjtat libra që nga “Koncert në fund të dimrit” nga Kadare e deri tek “Dreri i trotuareve” të Diana Çulit. Historitë e Markez-it preknin po aq shumë meshkuj sa femra, ashtu siç “Shtëpia e Shpirtrave” e Alendes diskutohej dikur nga shoke te nje kursi.

Ndersa sot, ne raftin e librarive te terheq shikimin nje grup librash me kopertina me ngjyra te forta, zakonisht ne roze dhe me animacione te tipit; kepuce, vajza elegante, çanta shopping apo gota Martini. Keto lloj librash shtepite botuese i kane grupuar ne nje gjini te veten dhe e kane quajtur letersi femrash ose ne anglisht “chick lit”.

“Chick lit” prodhoi “Sex and the City” qe me pas u be seriali me i famshem ne bote. Në kete kategori u perfshi edhe ditari i “Brixhet Xhons”, “Xhungel buzekuqesh”, librat e Marian Kejis apo “Rrefimet e nje te çmendure pas shopping”-ut, nga Sofi Kinsela, te gjitha te ekranizuara ne filma apo seriale me sukses nderkombetar.

Krahas bumit te shitjeve te “chick-lit”, renditja e librave më të shitur te “Neë York Times”, nuk merr dot fryme nga hyrjet e vazhdueshme ne “Top 5” te romancave te Danielle Steel, shkrimtarja qe ka shitur me shume se 800 milione libra ne bote.

Shume e kritikuan popullaritetin e jashtezakonshem te Steel, i quajnë librat e saj letersi plehre apo libra plazhi pa asnje vlere per t’u marre ne konsiderate.

Kategorizimi qe i eshte bere letersise femerore ka ngritur shume diskutime. A diskriminojne shtepite botuese lexuesen femer apo ajo kerkon te diskriminohet duke preferuar nje letersi te tille? Po Doris Lessing, Toni Morrison, Elfride Jelinek, keto fituese te cmimit Nobel e shumte të tjera te vleresuara ne bote, kujt i perkasin, nese s’mund te jene ne kategorine e “chick lit”?

Keto pyetje vazhdojne te perbejne debate kudo ne bote, por edhe ne Shqiperi. Nje pyetesor te thjeshte te beje ne panair e kuptoje se nder librat me te kerkuar nga grate ishin romancat e dashurise nga Danielle Steel apo Brunilda Zllami ose libra te tjere pjese e letersise chick lit.

Shqetesimit qe ka pushtuar shume intelektuale ne lidhje me mesymjen e kesaj letersie, disa i jane pergjigjur me argumentin : Mjafton qe njerezit lexojne. Por pyetja e rendesishme qe vazhdon te ngelet nje diskutim i hapur eshte: Mos kjo letersi po na shkaterron shijen dhe po ne vend qe ten a ndihmoje te hapim mendjen e te zhvillohemi, por na vulos njehere e pergjithnje damken e gruas se ceket dhe enderrimtare?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA