Zvicër, “sabotohet†ndërtimi i xhamisë
13/11/2011 13:00
Policia zvicerane nisi hetimet për zbardhjen e autorëve të varrosjes së mbi 120 derrave në një terren ku parashikohet ndërtimi i një xhamie.
Sipas autoriteteve helvete, mbi 100 trupa të kafshëve janë gjetur të groposura dhe sipërfaqja e truallit ku ekziston projekti për ndërtimin e një xhamie ishte mbuluar e tëra me gjak.
Mishi i derrit dhe të gjitha produktet derivate të tij, konsiderohet “haram” nga feja islame e për këtë konsumimi i tyre është i ndaluar për cdo besimtar.
Pikërisht ky fakt ka bërë që autoritetet vendase të nisin hetimet për ngjarjen në fjalë dhe për gjetjen e autorëve të ngjarjes, të cilët duket se janë kundër ndërtimit të xhamisë.
Top Channel