Pogradec, babai plagos me thikë të birin
13/11/2011 20:35
Krimi brenda familjes godet sërish. Kësaj here ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Vërdovë, të Pogradecit, ku të dielën në mbrëmje, babai ka plagosur me thikë të birin.
26 vjeçari, Geni Xhukellari, ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e rrethit.
Ndërkohë që autori i ngjarjes Guri Xhukellari, është ndaluar nga forcat e policisë.
Sipas policisë krimi ka ndodhur pas një grindje mes babait dhe të birit.
Top Channel