Malësi e Madhe, humb jetën gjahtari
13/11/2011 17:44
Një 47 vjecar, kryetar i shoqatës së gjahtarëve në Tiranë, humbi jetën mesditën e sotme pas një aksidenti tragjik në gjueti.
Ai ndodhej në fshatin Zagor të Malësisë së Madhe me dy miq te tij duke gjuajtur kafshë të egra.
Mesohet se 47 vjecari është vetëplagosur nga pakujdesia dhe gjatë rrugës për ta dërguar në spital ka humbur jetën nga gjakderdhja.
Top Channel