Laç, përplaset për vdekje polici

13/11/2011 19:02

Një aksident me pasojë vdekjen, ka ndodhur në hyrje të qytetit të Laçit. Një makinë ka përplasur kalimtarin, Gjovalin Tusha, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Tusha, 40-vjeç, që ishte punonjës i policisë, u aksidentua teksa kalonte rrugën.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja me shpejtësi dhe organet përkatëse po punojnë për kapjen e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA