“Aleanca Kuq e Zi”: Jo monumentit të pavarësisë

13/11/2011 10:55

“Aleanca Kuq e Zi”, në një deklaratë të papritur për shtyp gjatë të dielës, sulmoi ashpër nismën për ndërtimin e një monumenti të ri kombëtar, me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë.

Më parë gjatë javës, në një mbledhje të Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha propozoi një sërë projektesh për kremtimet e mbushjes së një shekulli të Shqipërisë së lirë dhe midis tyre, gjendej edhe propozimi për ngritjen e një monumenti të ri madhështor.

”Një nismë e tillë e qeverisë është me të vërtetë e turpshme”, deklaruan përfaqësues të “Aleancës Kuq e Zi”, në një konferencë për shtyp, rreth mesditës. “Nuk mund të pranojmë që historia të tjerësohet siç është bërë rëndom në Shqipëri, ku ajo një herë bëhet, por 100 herë shkruhet. Shprehim keqardhje të thellë edhe për qëndrimin e heshtur të opozitës”.

Sipas “Aleancës Kuq e Zi”, ngritja e veprës së re në Tiranë apo kudo tjetër, do të përbënte një mungesë respekti ndaj monumentit të vërtetë dhe “të vetëm”, atij që ndodhet që prej 40 vitesh në Vlorë. “Monumenti i pavarësisë është në Vlorë. Ai do të vazhdojë të mbetet dhe të qëndrojë atje, ndërsa ne do ta mbrojmë me çdo forcë që të ketë vetëm një monument pavarësie, që fatmirësisht e kemi”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA