Të gjithë kemi parë filmat hollivudianë, nga ata kur makinat e policisë amerikane, në ndjekje të “keqbërësve”, përplasen e përfundojnë jashtë rruge, duke goditur banesat anësore apo duke përfunduar në ndonjë shtëpi të banuar.
Një skenë e tillë ka ndodhur në Oregon të Shteteve të Bashkuara, me ndryshimin e vetëm se gjithcka është regjistruar nga kamera e makinës së policisë dhe gjithcka është reale, s’ka simulim.
Një patrullë policie ishte vënë në ndjekje të një makine të dyshuar për kundravajtje ligjore. Por gjatë ndjekjes, një tjetër automjet i zë rrugën automjetit të policisë, duke e devijuar. Pas manovrimit të drejtuesit, mjeti i policisë përfundon i përplasur në një banesë…ndjekja “model” merr fund.
Top Channel