Të gjithë përdoruesit e Facebook-ut, vecanërisht ata në Shtetet e Bashkuara, mirëpriten lajmin se rrjeti social që tani e tutje do të marrë miratimin e tyre për cdo ndryshim të sistemit të privacisë.
Vendimi i Facebook vjen pas një beteje të gjatë ligjore, sic shkruan, ‘Wall Street Journal’, mes autoritetet amerikane dhe rrjetit social të Mark Zuckerberg për cënimin e privatësisë së përdoruresve nëpërmjet ndryshimeve të sistemit të ruajtjes së këtyre të dhënave pa marrë më parë pëlqimin, apo pa informuar përdoruesit.
Megjithëse, në lidhje me këtë lajm nuk ka asnjë komentim zyrtar nga ana e Facebook, mediat amerikane pohojnë se rrjeti ka vendosur gjithcka, madje ka pajtuar edhe një organizatë të pavarur për 20 vitet e ardhshme, e cila do të merret me auditimin e sistemit të privacisë.
Top Channel