
Një Gjykatë Ushtarake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënoi të premten me burgim të përjetshëm një ushtar, i cili pranoi se udhëhoqi një skuadër në vrasjen e tre civilëve afganë të paarmatosur.
Rreshteti Calvin Gibbs, gjithashtoi pranoi se i preu gishtat trupave të viktiamve, për t’i ruajtur si trofe lufte, por kundërshtoi versionin e akuzës, sipas të cilës ai i vrau vendasit “për qejf”. Pavarësisht provave të mëdha kundër tij, 26-vjeçari këmbëngul se vetëm sa iu përgjigj zjarrit.
Në total, Gibbs u dënua me burgim të përjetshëm për 15 akuza të lidhura me vrasjen e tre afganëve, por mund të lirohet me kusht pas vetëm nëntë vitesh burgim, nëse disa kushte do të plotësohen.
Tre bashkëpunëtorët e tij, dy prej të cilëve përfitojnë ulje dënimi për shkak të bashkëpunimit me drejtësinë, gjithashtu u deklaruan fajtorë. Si rreshter, ishte Gibbs ai që udhëhiqte skuadrën prej katër vetash.
Prokurorët thanë që pas vrasjeve, ushtarët hodhën armë mbi trupat e viktimave, për të bërë që të dukej sikur ata kishin sulmuar të parët.
I dënuar me 24 vjet heqje lirie për pjesëmarrjen e tij në ngjarje, njëri prej ushtarëve përshkroi fantazitë e rreshterit, i cili me mbërritjen në Afganistan në vitin 2010, kishte deklaruar në disa herë që vrasja e civilëve do të ishte shumë e thjeshtë, pasi hetimet në kushtet e luftës në vendin e varfër aziatik ishin të pamundura.
Top Channel