SHBA shton presionin ndaj Iranit

10/11/2011 22:00

Shtetet e Bashkuara deklaruan rritjen e trysnisë ndërkombëtare ndaj Iranit, deri në momentin kur Republika Islamike do të heqë dorë nga programi i saj bërthamor.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhëm, Jay Carney ritheksoi qendrimin e Uashingtonit në lidhje me programin bërthamor të Teheranit. Reagimet kanë qenë të ashpra pas publikimit të raportit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (AIEA), ku thuhej se Irani është i aftë që brenda një viti të krijojë bombën bërthamore.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara solli nevojën e gjetjes së një zgjidhje për cështjen e Iranit. Zëdhënësi i Ban Ki Mun tha për mediat se është e nevojshme një zgjidhje jo ushtarake e në marrëveshje të të gjithë faktorit ndërkombëtar.

Kërkesat e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera perëndimore për shtim të presionit ndërkombëtar kundër Iranit nëpërmjet një rezolute në OKB, kanë hasur në kundërshtinë e Rusisë dhe Kinës. Pekini, ndonëse pas raporti të ANEB-it, ka kritikuar qendrimin e Teheranit, sërish është shprehur kundër sanksioneve shtesë, apo më keq akoma, një ndërhyrje ushtarake.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA