Rusi, profesori që koleksiononte kufoma

10/11/2011 17:30

Policia ruse ka bërë një zbulim tronditës në qytetin Nizhni Novgorod, ky ka arrestuar një historian, në shtëpinë e të cilit janë gjetur kufomat e 290 grave, të cilat ai i vishte si kukulla.

45 vjeçari, emri i të cilit s’është bërë i ditur nga autoritetet, është akuzuar për përdhosjen e trupave dhe varreve. Policia ruse thotë se i arrestuari hapte varret e grave të vdekura prej pak kohësh dhe vidhte trupat e tyre që i mbante si një farë koleksioni në shtëpi.

Mësohet se ai kishte nje preferencë për femrat të moshës 15 deri 25 vjeç. Sipas hetuesve, ata e kërkonin prej dy vjetësh personin që përdhoste varret e qytetit, dhe më në fund mundën që ta kapin.

Megjithëse policia nuk e ka bërë publik emrin e tij, agjensia ruse Ria Novosti thotë se bëhet fjalë për një profesor historie të quajtur Anatoli Moskvin. Në fakt, të gjitha gazetat dhe revistat e qytetit Nizhni Novgorod kanë hequr nga faqet e tyre artikujt e shkruar prej tij. nëse shpallet fajtor për përdhosje varresh, pasi nuk duket të ketë bërë gjë tjetër, Moskvin mund të dënohet me 3 muaj burg ose 1 vit shërbim social.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA