Kreu opozitës Edi Rama zhvilloi një takim në selinë rozë me Gary Peters, Kongremsmen Demokrat nga Michigani i cili shoqërohej nga ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, Jason Steinbaum, Koordinator per Këshillin e Shqipërisë dhe Shef Stafi i Kongresmenit, Elliot Engel si dhe nga Martin Shkreli, Kryetar i Bordit i Keshillit Shqiptar Amerikan.
Rama e njohu kongresmenin Peters per kongresin e PS, frymën e re, propozimet për taksën progresive, shërbim shëndetësor universal dhe arsimin profesional.
Kongresmeni Peters i krahasoi këto sfida të njëjta me ato të presidentit Obama, duke inkurajuar një vendosje të barazisë sociale.
“Ne Amerikë flitet për 99% të të indinjuarve, PS flet gjithashtu për 95% të shqiptarëve që kanë më pak se 5% të atyre që bëjnë ligjin në oborrin e pushtetit”, theksoi Rama.
Ambasadori Arvizu falënderoi kryesocialistin Rama për theksin e marrëdhënieve me Amerikën gjatë fjalimit të tij në Kongres.
Rama konfirmoi se nën një qeveri socilaliste, qeveria e shqiptarëve do ishte jo vetëm mbështetëse , si i gjithë populli shqiptar, por dhe dinjitoze duke zbatuar vlerat amerikane fillimisht në shtëpinë tonë, e më pas në cdo mision tjetër krah amerikanëve.
Top Channel