Tre ushtarë kinezë që kishin braktisur detyrën e tyre të armatosur me armë e municione janë vrarë nga kolegët e tyre.
Ndërsa një ushtar i katërt që ishte larguar gjithashtu nga baza e qytetit Jilin është kapur nga policia.
Vdekjet e ushtarëve janë konfirmuar nga autoritetet në disa faqe interneti, ndërsa arratisja e tyre u raportua nga gazeta zyrtare e Partisë Komuniste, “E përditshmja qytetare”.
Por më vonë, raportimet në të dyja faqet e internetit u hoqën. Qeveria kineze vazhdimisht fshin histori dhe mesazhe në blogje në kuadër të një procesi për vënien nën kontroll të përdorimit të internetit.
Megjithatë, të enjten, web site i radios pro-qeveritare, Radioja Ndërkombëtare Kineze, e kishte publikuar incidentin.
Në të thuhet se katër ushtarë, të moshave nga 18 në 23 vjec, u bllokuan nga policia në qytetin Jingkou, rreth 480 kilometra nga Jilini.
Tre prej tyre u qëlluan dhe u vranë në vendin e ngjarjes, ndërsa i katërti u arrestua. Deri tani nuk është dhënë asnjë arsye për veprimin e ushtarëve.
Top Channel