Kim Jong-un mesazh Putinit: Kemi krijuar lidhje gjaku mes Koresë së Veriut dhe Rusinë Persona të paidentifikuar hodhën në erë një pjesë të gazsjellësit që kalon përmes Egjiptit, Izraelit dhe Jordanisë. Shpërthimi ndodhi në zonën e Sinait Verior në Egjipt dhe u krye përmes bombave të shpërthyera në distancë.
Autoritetet egjiptiane bënë me dije se shpërthimi ka dëmtuar rëndë gazsjellësin gjë që bëri të detyrueshëm mbylljen e tij.
Mësohet se sulmi është bërë nga persona që nuk duhet të kenë shumë simpati ndaj Izraelit, pasi sabotatorët kishin lënë mesazhe në rërë që e vërtetonin këtë. Agjensia e lajmeve Reuters, një prej të parave në vendngjarje, ka filmuar këto mesazhe të cilat shkruajnë: ‘Ne nuk do të lejojmë eksportin e gazit në Izrael.’
Sulmi nuk është marrë përsipër nga asnjë organizatë e njohur militante, por në Egjipt nuk është e vështirë të gjesh armiq të Izraelit. Por kjo s’është hipoteza e vetme, pasi hetuesit egjiptianë thonë se mund të bëhet fjalë edhe për armiqësi biznesi që mbulohet me pretekstin e urrejtjes etnike.
Top Channel