UNESCO, defiçit 65 mln dollarë për 2011

09/11/2011 16:55

UNESCO paralajmëroi shkurtim të shpenzimeve në projektet për vitin e ardhshëm, pasojë kjo e anulimit të financimit të kësaj organizate nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

Drejtorja e Përgjithshme e organizatës, Irina Bokova tha se organizata ka një deficit prej 65 milion dollarësh për vitin 2011.

“Do të shtyjmë sa të mundemi procesin e reformimit të organizatës, si dhe do të hartojmë një plan kursimi aq sa të mundemi”, deklaron Bokova.

Organizata e OKB-së për shkencën dhe trashëgiminë kulturore po vuan aktualisht pasojat e mosmarrjes së fondit nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit. Të dy këto vende, morën këtë masë si formë reagimi pas pranimit të Palestinës si shtet sovran në këtë organizatë.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kontribuojnë me mbi 70 milion dollarë në vit për UNESCO, shumë kjo e barazvlefshme me 20 përqind të fondeve vjetore për organizatën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA