Itali, qeveri e re ose zgjedhje

09/11/2011 23:21

Një ditë pasi Berlusconi humbi shumicën në Dhomën e Deputetëve dhe premtoi se do të japë dorëheqjen pas aprovimit të ligjit për stabilitetin ekonomik, situata në vend është shumë e paqartë.

E vetmja siguri mbërriti nga Bursat të cilat me rënien e  madhe që regjistruan, -5% Piazza Afari e Milanos, dëshmuan se tregjet financiare kanë nevojë për siguri dhe shpejt.

Të njëjtin ngut përmendi edhe Presidenti i Republikës, Giorgio Napolitano, i cili në një mesazh deklaroi se “brenda një kohe të shkurtër do të krijohet një qeveri e re ose do të shpallë zgjedhjet e do të fillojë pra një fushatë zgjedhore me afat sa më të shkurtër të jetë e mundur”.

E në përfundim të mesazhit të tij Napolitano sikur deshi të garantojë dhe një herë: “Nuk ekziston asnjë pasiguri mbi zgjedhjen e kryeministrit për të dhënë dorëheqjen dhe në bazë të marrëveshjes ligji i stabilitetit do të aprovohet brenda disa ditësh”.

Po realisht cilat janë etapat dhe afatet deri sa kryeministri të japë përfundimisht dorëheqjen?

Gjatë samitit të G20 në Cannes, Berlusconi pati përcaktuar si afat për aprovimin e ligjit të stabilitetit 15 nëntorin në Senat dhe mundin e muajit në Dhomën e Deputetëve.

Dje një prej ministrave deklaroi se do të duhen gjithsej 15-30 ditë. Ndërsa rrjedha e ngjarjeve dhe mbarëvajtja e bursave kërkon urgjencë. Flitet për aprovim të ligjit të stabilitetit brenda ditës së dielë dhe po merr formë më konkrete krijimi i një qeverie teknike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA