Një aeroplan me dy vende rrëzohet në Filadelfia, plagosen pasagjerët
“Irani nuk do të heqë dorë kurrë nga programi bërthamor, por do të vazhdojë bashkëpunimin me Agjensinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA).”
Kështu është shprehur ambasadori i Iranit pranë ANEAS. Deklarata e tij erdhi pas publikimit të raportit të Agjensisë Ndërkombëtare, sipas të cilit Irani po punon për bombën atomike.
Në dokumentin e cilësuar nga analistët si më i ashpri për Iranin, flitet për modele kompjuterash që mund të përdoren vetëm për bombën atomike, por asnjëherë nuk përmendet shprehimisht se Teherani po e zhvillon atë.
Raporti nxjerr në pah dimensione ushtarake të programit berthamor, madje vazhdimin e disa prej aktiviteteve, për të cilat është ndihmuar nga një ekspert i huaj, që ishte në dijeni të këtyre teknologjive dhe që kishte punuar për programin e armëve bërthamore në vendin e tij.
Mediat flasin për shkencëtarin rus Viacesllav Danilenko. Përpara publikimit të raportit, Izraeli lëshoi paralajmërimin e radhës duke qartësuar se nuk ka nevojë për dritën jeshile të SHBA-së për të ndërmarrë një sulm kundër impianteve bërthamore të Iranit.
Pas publikimit të raportit, zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland, tha se Uashingtoni do të marrë kohën e nevojshme përpara se ta komentojë.
Normal
0
false
false
false
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}
Raporti i ANEA-s për programin bërthamor të Iranit ka shtuar
shqetësimin e vendeve të Bashkimit Europian.
“Jemi shumë të shqetësuar pas publikimit të këtij raporti”, theksoi
Catherine Ashton, kreu i diplomacisë së BE-së.
Top Channel