Video/ Gara më e shpejtë në botë, IShowSpeed sfidon një gepard dhe zbulon kufijtë njerëzorë
Rrjetet shoqërore janë më të rrezikshme për meshkujt se sa për femrat, sipas një studimi me 1500 përdorues të internetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe.
Ky studim tregon se meshkujt nuk e kanë problem që në profilet e tyre në Facebook të pranojnë kërkesat e njerëzve të panjohur (sidomos nëse fotot e profilit tregojnë femra të bukura), të deklarojnë vendndodhjen e tyre, të lënë profilin të hapur për të gjithë dhe nuk tregohen të kujdesshëm përsa i përket kushteve të sigurisë së profilit të tyre. Në këtë mënyrë ata janë pre më e lehtë e krimeve kibernetike.
Studimi tregoi se 65% e femrave nuk pranojnë kurrë kërkesa miqësie nga njerëz të panjohur, ndërsa përqindja tek meshkujt zbret në 50%. Gjithashtu, 25% e meshkujve e lënë të hapur profilin e tyre në krahasim me vetëm 16% të femrave.
U vërejt se shumica e meshkujve pranon kërkesat e vajzave të bukura, ndërsa femrat hezitojnë kur i vjen një kërkesë miqësie nga një mashkull i pashëm.
George Petre, një nga personat që realizuan vëzhgimin, theksoi se kjo vjen nga fakti se shoqëria i mëson femrat të jenë të kujdesshme ndaj njerëzve të panjohur.
Top Channel