Askujt nuk i pëlqen të refuzohet, qoftë për një vend pune, qoftë në marrëdhëniet personale dhe përjashtim nuk bën as Facebook-u.
Kur dikush na eliminon nga lista e tij e miqve gjithmonë na vjen pak inat: “Pse më hoqi? Cfarë kam bërë?”
Por, historia e mëposhtme i kalon kufijtë.
Në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një grua e quajtur Jennifer Christine Harris i vuri zjarrin shtëpisë së shoqes së saj Nikki Rasmussen sepse kjo e fundit e kishte hequr nga Facebook-u. Incidenti ndodhi kur Rasmussen po flinte me bashkëshortin, por fatmirësisht të dy dolën në kohë nga shtëpia.
Sipas policisë, gjithçka filloi kur Rasmussen i kërkoi Harrisit të krijonte një “event” në rrjetin e famshëm shoqëror për të ftuar disa miq në një festë që ajo donte të organizonte. Harris e bëri detyrën e saj, por ditët kalonin dhe shumë pak njerëz konfirmuan pjesëmarrjen. Rasmussen fajësoi shoqen për dështimin e festës dhe e hoqi nga lista e miqve në Facebook.
Harris u acarua aq shumë për këtë dhe shkoi në shtëpinë e mikes duke i vënë zjarrin garazhit dhe më pas flakët u përhapën në të gjithë shtëpinë.
Jennifer Harris tashmë është ndaluar nga policia dhe ka humbur punën e saj si mësuese.
Top Channel