Një asteroid me madhësinë e një aeroplanmbajtëseje, ka kaluar të martën në orbitën e hënës, qasja më të afërt e një objekti të tillë me Tokën në më shumë se 30 vjet.
Asteroidi 2005 YU55, ka kaluar mbrëmjen e së martës 202.000 milje afër Tokës, rreth katër të pestat e distancës me hënën , bëri të ditur NASA.
Marina Brozovic, një studiuese në Laboratorin Jet Propulsion të NASA-s në Kaliforni, tha se agjencia hapësinore ishte në gjendje për të testuar një pjesë të madhe të paisjeve të saj, duke përfshirë edhe teleskopin masiv në Arecibo, Puerto Rico, i cili ka regjistuar asteroidin se si ai afrohej.
“Kjo është një ngjarje e rrallë, dhe kemi mësuar shumë”, tha Brozovic për CNN.
Megjithëse agjencia hapësinore e ka klasifikuar asteroidin si një “objekt potencialisht të rrezikshëm”, sipas NASA-s, ai nuk përbënte kërcënim për një përplasje me tokën.
Sipas shkencëtarëve të Universitetit e Purdue, nëse asteroidi do të kishte goditur tokën, mund të kishte shkaktuar një shpërthim 4000 mega-tonësh dhe një tërmet me magnitudë 7.0. Ndërsa po të binte në oqean, ai mund të kishte shkaktuar një cunami 70 këmbë të lartë, 60 milje nga vendi i përplasjes, thanë ekspertët.
Hera e fundit kur një shkëmb i ardhur nga hapësira, i të njëjtit nivel si 2005 YU55, ka kaluar afër Tokës, ishte në vitin 1976.
Një tjetër asteroid i ngjashëm është parashikuar në vitin 2028.
Top Channel