Policia e Tiranës ka ndaluar rreth orës 18.00 të mbrëmjes Emiljano Shullazin dhe dy prej bashkëpunëtorëve të tij nën akuzën e armëmbajtjes pa leje.
Sipas burimeve të policisë, Shullazi është gjendur në ambientet e një servisi në Rrugën e Kavajes, në Tiranë, i armatosur. Forca të shumta policore kanë bërë rrethimin e servisit dhe me pas i kanë kërkuar të dorezohej.
Policia ende nuk ka bërë të ditur zyrtarisht arsyet përse 33-vjeçari ndodhej pikërisht në këtë vend i armatosur. Prokuroria ka nisur procedimin penal, ndërkohë që kane filluar të merren në pyetje edhe dy të ndaluarit e tjerë.
Policia tha se dyshohet edhe për konsumim të veprave të tjera kriminale, por arsyeja e ndalimit, të paktën deri tani është vetëm ajo e armëmbajtjes pa leje.
Emiljano Shullazi ka kryer më parë një dënim shtatë-vjeçar për trafik droge. Ky është arrestimi i tij i tretë brenda vitit. Shullazi u ndalua me parë për kerëenim të dy deputeteve socialiste si dhe për armëmbajtje pa leje, duke u liruar në të dyja rastet.
Top Channel