Shkon për të grabitur transformatorin, vdes nga rryma elektrike. Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites të së enjtes në fshatin Gjormë të Vlorës.
Disa banorë të këtij fshati të cilët po kalonin në afërsi të transformatorit të kësaj zone i cili ndodhet në rrugën që të con në fshatin Velçë tek vendi i quajtur Qafa e Varitavës, kanë parë në afërsi të transformatorit një trup të pa jetë.
Menjëherë banorët e fshatit Gjorm kanë njoftuar policinë e Vlorës e cila ka shkuar në vendgjarje dhe ka kqyrur zonën si dhe viktimën.
Nga kontrolli i ushtruar në trupin e viktimës nuk ka rezultuar asnjë lloj shenje, plumbi ose thikë, pasi u mendua fillimisht se viktima është vrarë, por pas kqyrejes së duarve u pa se ato ishin të djegura si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.
Po ashtu në afërsi të kabinës elektrike është gjetur dhe një pincë tip dare, nga ato që shërbejnë për prerje telash dhe hekurash.
Sipas policisë viktima është 45-vjecari Gazmir Lelaj nga fshati Lezhan i Vlorës, i cili ka tentuar të presë kabllin e korentit në kabinën e fshatit Gjormë, për ta shitur më pas për skrap. Por kjo vjedhje atij i ka kushtuar dhe jetën.
Top Channel