Një sistem madhor gazsjellës nga Rusia në Bashkimin Europian nisi nga puna ditën e martë, pas një ceremonie inaguruese të udhëhequr nga Presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev dhe Kancelarja Gjermane, Angela Merkel.
I quajtur “Rrjedhja Veriore”, gazjellësi shmang kalimin në vende të treta, duke dërguar gazin që vjen nga Siberia drejt e në Gjermani, me tubacione të shtrirë nën detin Balltik.
Nëpërmjet këtyre tubacioneve, gazi nuk ka përse të kalojë midis Polonisë dhe Ukrainës, dy shtete që kanë patur marrëdhënie të vështira me Moskën në të shkuarën.
Kancelarja Merkel e cilësoi projektin si “themelin e një zhvillimi të ri energjitik”, ndërsa çmoi se nëpërmjet gazsjellësit, “hidhen baza të forta partneriteti midis Rusisë dhe Europës”.
Edhe pse gazsjellësi do të nisë të punojë me kapacitet vetëm pas vitit 2012, rëndësia e tij politike është shumë e rëndëishsme për autoritetet ruse. Për momentin, Rusia është eksportuesi kryesor i Europës me energji, por deri tani, 80% e sasisë së gazit kalonte nëpërmjet Ukrainës.
Në vitin 2009, mosmarrëveshjet midis Rusisë dhe Ukrainës çuan në ndërprerjen e eksportit nëpërmjet gazsjellësit gjatë dimrit.
Top Channel