Egjipt, konfirmohet fitorja e muslimanëve

08/11/2011 15:30

Rezultatet e zgjedhjeve në Egjipt konfirmuan fitoren e “Vëllazërisë Muslimane”, në votimet e para demokratike të kryera në vend, që pas rrëzimit të regjimit 32-vjeçar të Hosni Mubarakut, në muajin shkurt.

Partia tjetër e islamistëve të moderuar, “Partia e Drejtësisë”, ishte e dyta në votime, ndërsa një pjesëmarrje të kënaqshme në parlamentet do të kenë edhe ekstremistët e “Al Nour Salafi”.

Votat e shumta të grumbulluara nga partitë fetare janë parë me skepticizëm në kryeqytetet e vendeve perëndimore.

Sipas ekspertëve, vendet e zhvilluara janë duke pësuar tani “bumerangun” e Pranverës Arabe, ku ato u përfshinë drejtëpërsëdrejti në rrëzimin e regjimeve autoritare. Megjithatë, si rrjedhojë, në shtetet arabe është ringjalluar një lëvizje arabe që ka nevojë për më shumë vëmendje se sa despotët e mëparshëm.

Ndërsa “Vëllazëria Muslimane” është betuar për respektimin e të drejtave të minoriteteve dhe të partive liberale, ekzistojnë shqetësime për suksesin relative të “al-Nour”, një parti salafiste që mbështet vendosjen e ligjit islamik në Egjipt.

Pas publikimit të rezultateve, u realizua edhe betimi i kryeministrit të ri, Kamal Ganzouri dhe kabinetit të tij ministror. Egjipt, një vend me 84 milion banorë, numëron një komunitet të madh katolik, i cili llogaritet deri në 10% të popullsisë. Qeveria e sapozgjedhur do të jetë e para e një profile joushtarak prej më shumë se gjysmë shekulli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA