Burrel, gruaja vret burrin me sëpatë

08/11/2011 00:25

Një krim i rëndë brenda familjes ka tronditur Burrelin. Gruaja ka vrarë burrin me sëpatë për motive xhelozie.
Lajmin e bëjnë të ditur burime nga policia lokale, të cilat sqarojnë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Karicë të Burrelit.

Luke Doci 40 vjec rreth ores 23:00 të mbrëmjes së të hënës ka qëlluar me sopatë bashkëshortin e saj Vladimir Doci 50 vjec, i cili ka mbetur i vdekur në vend.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për ngjarjen e rëndë. Shkak për këtë ngjarje të rëndë mesohet se është bërë xhelozia e gruas për një 18-vjecare që bashkëshorti kishte disa ditë që e kishte sjellë në shtëpi. Në grindje e sipër 40-vjecarja ka marrë sëpatën që ndodhej në oborr dhe ka qëlluar mbi bashkëshortin. Policia ka ndaluar autoren dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA