Me qindra shkolla dhe rrugë janë mbyllur të enjten në Britaninë e Madhe, e cila po përballet me ngricë dhe erë që shkon deri në 160 kilometra në orë.
Gjendja paraqitet më e keqe në qytetet bregdetare dhe në Skoci, ku janë anulluar disa fluturime dhe është bllokuar transporti detar. Sipas shërbimeve metereologjike, kushtet atmosferike pritet të jenë të këqija edhe në disa ditë në vazhdim.
Ndërkohë, Londra pritet të goditet nga stuhi me erë që do të shkojë deri në 80 kilometra në orë, parashikojnë ekspertët.
Autoritet skoceze kanë këshilluar qytetarët që të shmangin të gjithë udhëtimet jourgjente, ndërsa është ndaluar qarkullimi për motoristët, veçanërisht të ekspozuar nga erërat e fuqishme.
Gjithashtu, janë lëshuar shtatë alarme për përmbytje, rreth disa zonave të ndryshme të ndodhur buzë lumenjve apo liqeneve. Ndonëse për fat të mirë nuk ka njoftim për të lënduar, autoritetet kanë paralajmëruar për “kujdes ekstrem”, për shkak të mundësisë së rrëzimit të pemëve, pjesë të çative të shtëpive apo linjave të elektricitetit.
Top Channel