BQE shkurton normën bazë të interesit

08/11/2011 15:40

Banka Qëndore Europiane lajmëroi të enjten për reduktimin e normës bazë të interesit, një masë që synon të zbusë efektet e krizës mbi likuiditetin në Eurozonë.

Norma aktuale bazë është vendosur në 1%, nga 1,25% që ishte që prej nëntorit, kur u bë shkurtimi i mëparshëm. Një nivel prej 1% nuk ishte parë që prej vitit 2009, kur sistemi botëror financiar ishte në krizë.

Lëvizja vjen pasi kushtet ekonomike në Europë janë përkeqësuar ndjeshëm gjatë muajve të fundit, ndërsa vetë presidenti i BQE-së, Mario Draghi, paralajmëroi për rrezikun e recensionit midis 17 vendeve që kanë përshtatur monedhën e përbashkët.

Vendimi i shkurtimit të normës bazë të interesit, i paralajmëruar që në mëngjesin e së enjtes, u vendos ndërsa Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy dhe Kancerlarja e Gjermanisë, Angela Merkel, janë duke zhvilluar bisedime për të përcaktuar një mënyrë për daljen nga kriza.

Dy liderat e dy superfuqive ekonomike të Eurozonës, kanë bazuar planin e tyre për shpëtimin e euros mbi katër pika, të cilat janë.

a. rregullimin financiar.
b. tregun e punës
c. konvergjencat dhe harmonizim të taksës mbi koorporatat dhe transaksionet financiare
d. politikat që mbështesin rritjen dhe një përdorim më të mirë të fondeve europiane brenda Eurozonës.

Ndërkohë, tregjet europiane regjistruan një rritje të lehtë, pas vendimit të BQE-së për të reduktuar normën bazë të interesit, e cila lehtëson kreditimin dhe rrit likuiditetin në qarkullim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA