Bashkimi Europian shprehet i gatshëm që të ofrojë ekspertizë për video-përgjimin Meta-Prifti nëse këtë e kërkojnë autoritetet shqiptare.
Zëdhënësi i Stefan Fyles deklaron për Top Channel, se Komisioni vëren progres të vogël në dënimin e korrupsionit të të gjitha niveleve dhe ky sipas tij është prioritet kyc për Shqipërinë.
Peter Stano, Zëdhënës i KE për Zgjerimin: Ajo që duhet theksuar është se në merremi me sistemin e drejtësisë shqiptare, e madje në raportin e fundit të progresit mbi Shqipërinë, me lejoni ta citoj, në vërejtëm progres shumë të vogël në dhënien e provave të forta për hetimin pro-aktiv, ndjekjen dhe dënimin e rasteve të korrupsionit në të gjitha nivelet, cfarë përbën një prioritet kyc për Shqipërinë. E në këtë aspekt, Komisioni pret që sistemi shqiptar të veprojë në mënyrë tërësisht të pavarur dhe në një mjedis të paanshëm. Kjo do të thotë se ne presim që gjyqësori të kërkojë ekspertizën e nivelit më të lartë të mundshëm dhe nëse ekziston nevoja, ne presim që gjyqësori në kuadër të bashkëpunimit legal me partnerët ndërkombëtarë, të kërkojë këshilla në nivel ndërkombëtar me partnerët jashtë vendit.
Top Channel: Përfshirë vendet anëtare të BE-së?
Peter Stano: Po, përfshirë vendet anëtare të BE-së. Për t’ju përgjigjur më direkt pyetjes suaj, nëse ka nevojë, askush nuk i pengon autoritetet shqiptare që të kërkojnë ekspertizë apo ndihmë, apo për cfarëdolloj këshille në territorin e BE-së.
Pergatiti Arta Tozaj
Top Channel