Një ish-drejtues i lartë i grupimit terrorist bask, “ETA”, u dënua ditën e hënë me 105 vjet heqje lirie, për komplot për vrasjen e një politikani, informuan burime zyrtare.
Ky ishte vendimi i parë që Gjykata Kombëtare merrte në shqyrtim një antar të organziatës separatiste baske, që prej deklarimit të shpërbërjes së organizatës, më parë gjatë tetorit.
Pavarësisht dënimit me më shumë se një shekull burg, Francisco Javier Garsia Gaztelu ka shanse të lirohet përpara fundit të jetës, pasi në bazë të ligjit spanjoll, masa më e gjatë që mund të vuajë një njeri në burgim është prej 40 vitesh.
I pandehuri, i konsideruar nga autoritetet si “shefi ushtarak” i ETA-s, u arrestua në vitin 2001, pasi vrau nëpërmjet një autobombe politikanin socialist bask, Fernando Buensa, së bashku me truprojën e tij.
Top Channel