Të paktën 19 protestues të tjerë janë vrarë nga forcat e sigurisë në Siri gjatë të hënës, ndërsa një marrëveshje e arritur me Ligën Arabe duket gjithmonë e më shumë e padobishme për gjetjen e një zgjidhjeje.
Përplasjet e sotme vijnë vetëm një ditë pas 27 persona u vranë gjatë ditës së Kurban Bajramit dhe vetëm një javë pas u firmos një pakt, i cili duhet t’i jepte fund dhunës në vend.
Liga Arabe ka lajmëruar se do të mblidhet sërisht në fundjavë, për të diskutuar mbi krizën. Më parë, e njëjta organizatë kishte deklaruar se nëse kriza siriane nuk do të gjente një zgjidhje të shpejtë, atëherë pasojat do të ishin “katastrofike”.
Sipas aktivistëve, bisedimet ndërkombëtare janë tërësisht të paefektshme, pasi presidenti Assad nuk ka ndërmend të ndryshojë qëndrim dhe të gjitha deklaratat për paqe kanë si qëllim të vetëm të fitojnë kohë.
Ndërkohë, ekspertët gjykojnë se në situatën e krijuar, ka pak gjasa që bisedimet të vazhdojmë dhe e vetmja mundësi që i mbetet Ligës Arabe, është të vendosë sanksione mbi qeverinë e Damaskut.
Top Channel