Partneri yt fillon stërvitjen? Po të braktis

07/11/2011 11:20

Mos u ndjeni krenar nëse partneri juaj ka filluar dietën dhe stërvitjen për të humbur peshë sepse këtë “sakrificë” mund të jetë duke e bërë për dikë tjetër.

Sipas një studimi, njerëzit në një lidhje serioze, të cilët fillojnë papritmas të shqetësohen për peshën e tyre po planifikojnë ndarjen nga partnerët. Ciftet e lumtura janë ata që nuk shqetësohen për mbipeshën sepse kanë më pak presion për t’u dukur mirë, shton studimi.

Profesori Thomas Klein ka studiuar lidhjen mes lumturisë dhe peshës trupore dhe është shprehur se shenjat e para të rrezikut janë fiksimi i papritur i të dashurit/dashurës suaj për t’u marrë me sport dhe për të humbur kilet e tepërta.

“Kur një person është në kërkim të një partneri, është më i shqetësuar për pamjen e tij të jashtme. Është momenti kur do të dukesh sa më elegant dhe në formë”, thekson Klein.

“Personat që janë në një lidhje të qëndrueshme dhe të lumtur shtojnë më shumë në peshë sepse nuk mendojnë më për paraqitjen e tyre fizike. Kur janë të lumtur me jetën e tyre sentimentale, njerëzit fillojnë e shëndoshen”, shton Klein.

Kërkuesit kanë studiuar rreth 2000 persona duke vënë re se ata që ishin të lidhur në përgjithësi ishin të shëndoshë, ndërsa beqarët ishin më të dobët dhe merreshin me palestër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA