Për shumë kohë, shtëpiake ka qenë një profesion me të cilat shumë gra të papunësuara identifikoheshin. Megjithatë, në vendet e zhvilluara, tendenca po ndryshon dhe po krijohet një brez gjithmonë e më i madh “shtëpiakësh”.
Një artikull i botuar në një revistë franceze ditën e hënë zbulonte shifra se në vendet e Bashkimit Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, numri i femrave që diplomohen nga universitetet është nga 10-50% më i lartë.
Ndonëse meshkujt paguhen më shumë për të njëjtën punë për momentin, parashikohet që kjo tendencë të mos vazhdojë edhe për shumë kohë. Sipas revistës, ndërkohë është duke u krijuar një brez i ri shtëpiakësh ose meshkujsh që në të ardhmen, si detyrë e vetme do të kenë të përkujdesen për familjen dhe shtëpinë, ndërsa gratë e tyre do të punojnë.
Sipas revistës, ky ndryshim tendence do të sjellë edhe një ndryshim rrënjësor në mënyrën e konceptimit të lidhjeve, ndërsa femrat do të detyrohen të gjejnë gjithmonë e më shumë meshkuj nën nivelin e tyre intelektual apo arsimor.
Top Channel