Në atë që është interpretuar nga shumë ekspertë si një sinjal i qartë i dëshirës së Koresë së Jugut për të zbutur tensionet, Seuli urdhëroi gjatë të hënës rifillimin e ndihmave humanitare për fqinjët veriorë.
Në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së në Nju Jork, Ministri për Ribashkimin e Koreve deklaroi se qeveria e jugut nuk mund të qëndrojë duarkryq përballë raportimeve për rritjen e vazhdueshme të rasteve të kequshqyerjes “midis vëllezërve komunistë”.
”Do të fillojmë të dërgojnë mjekime dhe ushqime në mënyrë intensive, sidomos për të rinjtë, që janë prekur më shumë nga varfëria në veri”, deklaroi Ministri Woo-ik.
Politikani shtoi se rifillimi i dialogut midis vendeve është një “qëllim i qartë” i Seulit zyrtar. Tensionet midis dy vendeve duket se janë zbutur së fundmi, pasi një varg përplasjesh ushtarake në zona kufitare për pak sa nuk shkaktuan fillimin e një konflikti të armatosur gjatë vitit të shkuar.
Korea e Jugut gjithmonë ka mbajtur si linjë të politikës së saj të jashtme mundësinë e ribashkimit të dy vendeve, të ndara nga Lufta Koreane e viteve 1950-53. Megjithatë, një mundësi e tillë është hedhur gjithmonë poshtë nga autoritetet komuniste të Penianit.
Top Channel