Edhe Spanja përfshihet nga moti i keq

07/11/2011 21:10

Vala e motit të keq ka goditur edhe veriun e Spanjës gjatë së shtunës dhe së dielës, ku ka shkaktuar një të vdekur në zonat baske.

Skuadrat e shpëtimit kanë gjetur sot në lumin Bidaska, në afërsi të Irunit, trupin e pajetë të një burri 77 vjec, që ishte përfshirë nga ujërat.

Sipas mediave lokale, ujërat të përziera me baltë vërshuan nëpër rrugë dhe përfshinë qendra të shumta të banuara.

Vala e motit të keq në ditët e fundit ka shkaktuar kryesisht dëme në Katalonja, në Vendin Bask dhe në Navarra.

Goditja e vendit iberik nga shirat e dendura dhe rritja e nivelit të lumenjve vjen pas asaj në Francë, ku autoritetet morën një sërë masash në jug të vendit.

Si dhe në veri të Italisë, ku nga përmbytja e rëndë e rajonit të Ligurias, u regjistruan gjashtë viktima, mes të cilave një nënë shqiptare dhe dy vajzat e saj.

Gjithashtu, moti i keq në vendin fqinj bëri që të shtyhet kryesfida e javës së kaluar në kampionatin italian, Napoli–Juventus.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA