Për rreth një muaj, deri nga mesi i dhjetorit, kur të miratohet në
parlament, kryefjala e demokratëve do të jetë projektbuxhetit i vitit
2012.
Sic e shpjegoi kryeministri Sali Berisha per deputetet demokrate, rendesi makimale i eshte kushtuar ruajtjes se stabilitetit makro-ekonomik. Kjo do te thote mbajtje nen kontroll rigoroz te borxhit nen 60 perqind te prodhimit te brendshem, te deficitit buxhetor nder me te uletit ne hapesiren e Bashkimit Europian, si dhe mbajtjen nen kontroll te inflacionit.
Duke realizuar keto prioritete, kryeministri Berisha thote se projektbuxheti u jep pergjigje pozitive edhe premtimeve kryesore te qeverise se tij.
“Edhe kete vit Shqiperia do te listohet nder te pakta vende qe do te rrise rrogat dhe pensionet. Ne jemi nder te pakta vende qe regjistrohet ulje papunësie, sic po ndodh gjithandej. Dua te garantoj biznesmenet se nuk ka dhe nuk do te kete rritje taksash”, tha Berisha.
Investimet kryesore per vitin e ardhshem do t’i marre ndertimi i infrastruktures, per kompletimin e te ciles duhen, sipas kryeministrit Berisha edhe 1 miliarde e gjysmë dollare, gje qe ai e sheh plotesisht te mundshme te investohen ne 2-3 vitet e ardhshme.
“Pervec te paparashikueshmes, te gjitha te ardhuart nga privatizimet do te shkojne ne infrastrukture. Cdo rruge e re eshte energji tregu dhe frymemarrje e re”, tha Berisha.
Kryeministri nuk shmnagu edhe nje krahasim mes alternatives se qeverise se tij dhe asaj qe eshte shpallur nga opozita si program i qeverisjes se ardhshme: “Mjere ata qe tentojne t’I genjejne shqiptaret. Se ia presin vete faturen”.
Top Channel