" /> ">

Vlorë, 1 i vrarë, 3 të plagosur

06/11/2011 00:00

Një ngjarje e rëndë që përfundoi me një person të vrarë dhe tre të
plagosur ndodhi në mbrëmjen e së dielës, në lagjen “Isa Boletini” të
Vlorës.

Te dhenat e para te policise bejne fjale per nje grup personash qe pas nje debate te ashper nisen te konfliktohen fizikisht, cka coi me pas edhe ne perdorimin e armeve te zjarrit. Nga te shtenat e armeve qe tronditen lagjen, mbeti i vdekur Rizvan Mataj 39 vjec, ndersa 3 te plagosurit u derguan ne spitalin rajonal.

Ata jane dy vellezërit Zaim e Arben Celaj perkatesisht 33 dhe 42 vjec, si dhe Helidon Aliaj 27 vjec. Gjendja shendetesore e ketyre te fundit nuk është e rëndë, pasi kishin marre plage te lehta. Gjithcka nisi per shkak te nje loje me domino poshte nje pallati, ndersa policia eshte duke sqaruar rethanat e ngjarjes. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA