Bota feston Kurban Bajramin

06/11/2011 15:16

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën kremtojnë Kurban Bajramit. Kjo është dita e sakrifikimit, një nga më të rëndësishmet në kalendarin mysliman dhe përfshin pelegrinazhin në qytetin e shenjtë të Mekës.

Ndryshe njihet si Haxhi dhe konsiderohet nje prej pesë shtyllave të islamit. Çdo mysliman në gjendje të mirë fizike duhet ta bëjë një herë në jetë.

Mbi 2 milionë myslimanë u mblodhën në Malin Arafat, në Arabinë Sauditë, duke shënuar ditën kulmore të pelegrinazhit të përvitshëm.

Autoritetet e Arabisë Saudite i kushtojnë atij shumë vëmendje. Këtë vit janë mbledhur pelegrinë nga 183 vende të botës apo 1.83 milionë, që vijnë nga vende të tjera, jashtë Arabisë Saudite, duke shënuar kësisoj një rekord historik. Nga agimi deri në perëndimin e diellit, pelegrinët myslimanë qëndrojnë përpara Zotit solemnisht, duke i kërkuar atij falje.

Të gjithë ata myslimanë që nuk marrin pjesë në pelegrinazh e kalojnë këtë ditë ne agjerim dhe dedikim.
Kurban Bajramit po kremtohet edhe në Sirte, vendlindjen e Muamar Gedafit.. Në qytet gjithcka është shkatërruar. Shumë pak njerëz mund të përballojnë blerjen e një qingji që do të sakrifikohet në ditën e festës.

Në Tripoli, atmosfera duket pak më ndryshe, megjithëse janë të pakta familjet që mund të përballojnë blerjen e një qingji që kushton nga 200 deri në 300 dollarë, më shumë se rroga mesatare e një punëtori.

Në Lindjen e Mesme, Në Qytetin e Vjetër te Jeruzalemit, mijëra besimtarët myslimanë u mblodhën në xhaminë Al Aksa, për të marrë pjesë në lutjen e mëngjesit. Më pas, ata vizituan varrezat, për të kujtuar të afermit, e shndërruar në një tradite që ndjek festën.

Në Ramallah, të Bregut Perëndimor, presidenti palestinez, Mahmud Abaz dhe zyrtarët e tjerë zhvilluan lutje në pallatin presidencial dhe më pas vendosën kurora me lule në varrin e Jaser Arafatit.

Lutjeve në Rripin e Gazës, nën bllokadën e izraelit iu bashkua dhe kreu i Hamas-it, Ismail Hanije. Ai foli për vrasjen e pesë militantëve palestinezë nga ushtarët izraelitë, në jug të Gazës, në orët e vona të së shtunës.

“Rruga drejt Al Aksas, lirisë dhe dinjitetit është e pamundur pa gjakderdhje”,  u tha ai besimtarëve.

Në Afganistan, presidentit Hamid Karzai mori pjesë në lutje bashkë me zyrtarë të tjerë që u zhvilluan në xhaminë brenda pallatit presidencial. Ai u uroi të gjithë myslimanëve shëndet dhe begati.

Pak ore me vone, mediat raportuan për një sulm kamikaz në provincën veriore te Baghlanit, ku humbën jetën gjashtë persona. Shpërthimi ndodhi ndërsa besimtarët po linin xhaminë e Vjetër, pas lutjes në Ditën e Kurban Bajramit.

Edhe nëe Irak festa myslimane është shënuar nga tre shpërthime në Bagdad, kryeqytetin e vendit. Gjashtë persona u vranë dhe 21 të tjerë u plagosën në lagjen tregtare Shurja, ndërsa po blinin ushqime për festën e Kurban Bajramit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA