Afganistan, sulm vetvrasës, 6 viktima

06/11/2011 09:50

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, pasi një sulmi vetvrasës në krahinën veriore të Afganistanit, të quajtur Baghlan, mëngjesin e së dielës.

Militanti shpërtheu bombën që mbante në trup midis besimtarëve që ishin duke dalë nga një xhami, në ditën e lutjeve të mëdha të festës së bajramit.

Talibanët vazhdimisht kryejnë sulme të tilla ndaj besimtarëve shiitë, në vendet ku ata operojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA