Obama: Ekonomia e SHBA, në rritje të ngadaltë

05/11/2011 00:00

Presidenti Barak Obama deklaroi ne Kane se ekonomia e Shteteve te
Bashkuara është në rritje shumë të ngadaltë. por ai shfrytezoi rastin
per te pershendetur perparimet e bera nga lideret europiane ne samitin e
G 20-tes.

“Të gjithe ne kemi interes te jashtezakonshem ne suksesin e Europes, sepse mungesa e rritjes ekonomike ne kontinentin e vjeter do te na prekte te gjitheve, e sigurisht dhe Shtetet e Bashkuara qe Europen e llogarisin si partnerin me te madh tregtar. Udheheqesit europiane në fund të fundit e kuptojnë se ajo që kërkojnë tregjet është një sinjal i fortë se nuk do te heqin dore nga monedha e perbashket”, tha Obama.

Presidenti kujtoi se dy vjet me pare, vendit iu desh të merrte masa agresive për të zgjidhur krizën e tij ekonomike dhe nxiti partneret europiane te bejne te njejten gje. Në përfundim të samitit të tyre në Kanë të Francës, krerët e vendeve dhe të qeverive të G20-ës vendosën për një plan veprimi për rritjen globale ekonomike.

Në mënyrë që të kapercehet kriza e borxheve, u vendos te forcohet i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili duhet te jape ketej e tutje kredi afatshkurtra likuiditeti, ne menyre qe te parandalohet nje infektim i vendeve te tjera nga kriza greke. Nga rrethet negociuese në Kanë, u tha gjithashtu se qeveria në Romë në luftën kundër përhapjes së krizës në Itali ka rënë dakord për një vëzhgim të financave publike dhe reformave nga ana e FMN-së dhe Bashkimit Evropian.

Top Channel