Nigeri, sulm terrorist, mbi 60 të vrarë

05/11/2011 13:40

Një sulm i armatosur, me bomba dhe armë ka lënë të paktën 63 persona të vrarë dhe dhjetra të tjerë të plagosur në qytetin verior të Damaturit në veri-lindje të Nigerisë.

Lajmi njoftohet nga Kryeqi i Kuq Ndërkombëtar që thotë se objekt i sulmeve të armatosura kanë qenë kishat dhe zyrat qeverisëse në rajon dhe ka zgjatur përreth 90 minuta. Mes viktimave janë edhe 3 atentatorë.

Sulmi nuk është marrë përsipër nga asnjë grup terrorist, por dyshimet të forta janë se autorësia e tij mbahet nga “Boko Haram”, grup ekstremist islamik, që kundërshton politikat pro-perëndimore të qeverisë nigeriane.

“Boko Haram”, (shqip:  Ndalohet edukimi perëndimor), vepron prej disa vitesh në veriun e banuar me shumicë muslimane të Nigerisë. Grupi terrorist, synon vendosjen e një shtetit ekstremist islamik. Deri më sot nuk janë publikuar lidhje të këtij grupi me organizatën terroriste globale, Al Kaeda.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA